Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Milaim Zeka: Priten arrestime gazetarësh, moderatorësh e pronarësh të mediave

18:02 / November 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Milaim Zeka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Milaim Zeka, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me SPAK, u shpreh se ata që dyshojnë te kjo strukturë, qoftë gazetarë, analistë apo pronarë mediash, janë të “përfshirë në miliona dallavere”.

Zeka deklaroi se priten arrestime edhe të pronarëve të mediave.

“Se unë e kam thënë që do presim arrestime edhe të bosëve të mediave. Edhe pronarë mediash, edhe disa moderatorë, duke na përjashtuar mua dhe ty. Ne jetojmë në një botë shumë të vockël dhe i dimë disa që na shesin moral, edhe në gazetari që kanë disa vila, kanë makina të shtrenjta, kanë pasuri marramendëse. Ja për shembull një koleg i yni në Radio Televizionin Shqiptar, ka paraqitur një projekt atje. E atje dihet që RTSH financohet me paratë e taksapaguesve. Ka marrë si moderator për shembull rrogë javore, pastaj e ka vendosur veten si producent, si organizator. Domethënë ka marrë 4-5 rroga për emisionin e tij. Ose keni skenar të filmit që janë marrë rroga në RTSH për një X skenar filmi dhe e kanë shënuar që gjoja ky film është transmetuar në Radio Televizionin Shqiptar diku në 50 e ca episode, por në fakt nuk është transmetuar asnjëherë. Ose për shembull kemi miliona shpërdorime në organizimin e Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar. Kur them miliona, miliona. Janë shifra marramendëse. Kam parë dosje dhe më vjen keq, se është pak e vështirë ndaj kolegëve me i publikuar. Por kam parë dosje hetimore të SPAK-ut, sepse ka ndodhur keqpërdorime milionëshe. Ish-drejtori i RTSH-së që u fut në burg atje dhe u mbyll ajo çështje, do të rihapen plotësisht. Po flas për RTSH, se këto televizionet private janë çështje krejt tjetër. Unë me paratë e mia bëj çka të dua, çka më teket. Por atje është tmerr”, deklaroi Milaim Zeka në një intervistë për emisionin “Wake Up”.

Milaim Zeka spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.