Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Milan kërkon përforcime në merkaton e dimrit

14:15 / January 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
milan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pjesa e parë e sezonit mund të kishte shkuar më mirë, mirëpo dëmtimet bënë të vetën. “Djatjë” e Milan, tashmë të “rënë” në Europa League dhe me 9 pikë më pak se kryesuesit e Inter, në Serie A kërkojnë të rikuperojnë “terren” në pjesën e mbetur të sezonit e për këtë aryse CEO i klubit, Gerry Cardinale ka vendosur të hyjë “fuqishëm” në merkato, për të fuqizuar në maksimum skuadrën e teknikut, Stefano Pioli.

Deri më tani, nën shërbimet e “strategut” italian janë vendosur 2 mbrojtësit, me të parin, që është 24-vjeçari, Matteo Gabbia, i cili u detyrua të lërë në gjysëm “aventurën” e tij të huazimit, te Villarreal, për shkak të mungesave të shumta në prapavijën e Milan, por edhe anëosrin e Hellas Verona, Filippo Terraçiano, me 20-vjeçarin, që shihet si një talent goxha premtues.

Mirëpo, duket se Drejtori Sportiv, Giorgio Furlani ka ende punë për të kryer këtë muaj, me “gjigantët” e futbollit italian, që kërkojnë të afrojnë edhe dy lojtarë të tjerë, protagonistë në Serie A dhe që mund ta fuqizojnë edhe më shumë ekipin, që, siç kujtojmë lufton ende në 3 fronte këtë edicion, Europa League, Serie A dhe Coppa d’Italia.

I pari në listë është një tjetër lojtar, nga Hellas Verona, kësaj radhe një sulmues, i quajtur, Cyril Ngonge. “Fantazisti” belg është vetëm 23-vjeçar dhe mund të luajë si sulmues pykë, por edhe në krahun e djathtë të repartit ofensiv dhe deri më tani këtë sezon ka “shkëlqyer” jo pak, teksa me një ekip si Verona ka arritur të shënojë plot 6 herë e të asistojë 2 gola të tjerë, në 19 paraqitjet e zhvilluara, në Serie A dhe nuk pritet t’i kushtojë “Djajve” më shumë se 10 milionë euro.

Në krahun tjetër është një tjetër mbrojtës dhe bëhet fjalë për një nga protagonistët e këtij edicioni, në Serie A. Më konkretisht flasim për “gur-themelin” e mbrojtjes së Torino, Alessandro Buongiorno, me 24-vjeçarin, 1 e 90 të gjatë, i cili kënaq jo pak teknikun Stefano Pioli, mirëpo me vlerë kartoni prej 22 milionë eurosh pritet, që “shtatlarti” i qendrës së mbrojtjes t’i kushtojë jo pak 7 herë kampionëve të UEFA Champions League.

milan Seria A
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.