Milani do ta presë sonte në orën 20:30 Lazion në San Siro. Kjo betejë për vendin e katërt në tabelë e Serisë A do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 32-të.
Milani radhitet në pozitën e katërt në tabelën e Serisë A, ndërsa Lazio në pozitën e shtatë. Edhe pse dallimi në tabelë duket më i madh, dy skuadrat i kanë vetëm tri pikë dallim. Fitorja me dy ose më shumë gola epërsi do t’ia dhuronte Lazios vendin e katërt.
Milani nuk di për fitore që katër ndeshje radhazi, prej të cilave i ka humbur plot katër (kundër Juventusit, Sampdorias e Interit). Në anën tjetër, as Lazio s’ka arritur të sigurojë fitore në dy ndeshjet e fundit.
Edhe pse kuqezinjtë e kanë rekordin e pesë më të mirë defansiv në ligën italiane, faza e mbrojtjes ka qenë një shqetësim për trajnerin Gennaro Gattuson. Skuadra e tij nuk ka arritur ta mbajë portën e paprekur në pesë ndeshjet e fundit.
Në anën tjetër, Lazio vjen në San Siro pasi i ka fituar tri nga gjashtë ndeshjet e fundit të Serisë A. Edhe pse i ka pranuar vetëm pesë gola në këtë periudhë, të gjitha kanë arritur gjatë pjesës së dytë të ndeshjes dhe skuadra nuk po arrin ta mbajë ritmin e lojës në minutat e fundit të ndeshjes.
Formacionet zyrtare:
Milan XI: Reina, Calabria, Musachio, Rommagnoli, Rodriguez, Bakayoko, Calhanoglu, Suso, Piatek, Borini.
Lazio XI:Strakosha; Luiz Filipe, Acerbi, Bastos; Romulo, Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa; Immobile.