Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Milan shpallet kampion i Italisë

20:06 / May 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Milan 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sezon spektakolar, vetëm kështu mund të përkufizohet Serie A ku Milani kundër çdo parashikimi theu mallkimin 11-vjeçar. Festë në Milano për të dyti vit rresh por këtë herë për popullin kuqezi.

Lotë gëzimi, gati-gati e pabesueshme që skuadra e Stefano Piolit realizoi një mision pothuajse të pamundur. Milani është në majën e Italisë me dy sulmues pothuajse në moshë pensioni dhe me një skuadër të ndërtuar tullë pas tulle por edhe me një brez të ri të talentuar që fillon nga porta dhe mbyllet në sulm.

Barazimi në Sassuolo mjaftonte por Milani bëri shumë më shumë, tregoi muskujt në transfertën ku një det kuqezi vërshoi për të festuar dhe shfryrë frustrimin e një dekade vuajtje.Titullin e 19-të që barazon Interin, Milanit ia dhuron Stefano Pioli dhe banda e tij që në 5 të fundit u shfaqën perfektë duke mos lënë pas asnjë pikë.

E kuptuan që kampionatin e kishin në këmbët e tyre që pas humbjes së Interit në Bologna dhe ajo poasdite i kurorëzoi “de facto” kampionë milanezët e besimit kuqezi që mbyllin një sezon të pabesueshëm, jo në shifra por në mënyrën se si arritën te titulli, duke besuar garë pas gare.

Interi ka shumë këqardhje për një sezon jo të gjithin për t’u hedhur poshtë por sigurisht që humbja në favor të Milanit dhemb edhe më shumë në kampin zikaltër që kishte mundësinë të qëndiste yllin e dytë në fanellë por e humbi mundësinë pas atij goli të Marco Arnautovic në Bologna. Dy pikë diferencë në fund të 38 javëve intensive ku Milani qëndis titullin në edicionin jubilar të 120 vjetorit të Serie A.

Sulmi i tretë më i mirë mes katër të parave por kjo pak rëndësi ka, Milani është treguar cinik në shumë prej ndeshjeve të këtij sezoni, duke marrë maksimumin me minumumin e sforcimit por pika e vërtetë e kthesës ishte ai sukses shumë i vuajtur 2-1 në derbin e dytë sezonal të kampionatit dhe më pas gjithçka ishte histori.

Katër humbje, por aq sa Interi por një barazim më pak se skuadra e Inzaghit mjafton që Pioli të festojë titullin e parë si trajner, ndërsa Ibrahimovic të mbyllë me me një trofe prestigji ndoshta karrierën si futbollit.

Ky ishte sezoni i “Djallit”, në Milano rikthehen të bërtasin dhe fortë madje, futbolli i është rikthyer kryeqëndrës së Lombardisë.

Itali Kampion milan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Detaje të reja nga tragjedia e familjes shqiptare në Itali/ Katër anëtarët ishin ulur të hanin darkën, zbulohet çfarë e shkaktoi rrjedhjen e gazit

09:37 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.