Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Milani pret “dhuratë” nga Juventusi, Interi për festë në “San Paolo”

14:04 / May 19, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dybala juventus atalanta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me përfundimin e Premier Leagues, Bundesligës dhe Eredivisies (luhet vetëm faza play off për mbijetesën), vëmendja kryesore në kampionet elitare në Europë është kryesisht të Seria A, ku Interi, Atalanta, Milani dhe Roma luftojnë për dy vendet e fundit që të kualifikojnë në Champions sezonin e ardhshëm. Sigurisht që për Interin vendi i tretë ose i katërt mbetet formalitet, pasi vetëm për përllogaritje matematikore zikaltrit mund ta humbasin Championsin, ndaj duan një pikë në dy takime për ta arritur zyrtarisht objektivin.

Zikaltrit janë në vendin e tretë me 66 pikë, 3 më shumë se Roma, që ka vetëm një ndeshje për të luajtur. Sot, në mbrëmje, në orën 20:30, skuadra e drejtuar nga Spalletti do të jetë “mysafire” në “San Paolo”, përballë Napolit, në një sfidë që vendasve u vlen vetëm për statistikë, pasi e kanë siguruar vendin e dytë dhe me dy ndeshjet e mbetura nuk mund të ndryshojnë asnjë.

Në të njëjtin orar, luhet edhe Juventus-Atalanta, që ka rëndësi të veçantë për zonën Champions. Bergamaskët, tashmë në vendin e katërt, me 65 pikë, kanë nevojë për të paktën një pikë në “Torino”, që me një fitore të mundshme në javën e fundit të Serië A, ndaj Sassuolos në shtëpi, ta kenë të sigurt këtë pozicion.

Pak më herët, në orën 18:30, Milani duhet të bëjë detyrën në “San Siro” ndaj Frosinones, për të shpresuar më pas në një “dhuratë”, ose më saktë te loja fair play e bardhezinjve të Juventusit, që nëse fitojnë ndaj Atalantës, ku luajnë Gjimshiti dhe Berisha, i bëjnë një nder shumë të madh Milanit, që nëse e përfundon kampionatin me pikë të barabarta me Atalantën, favorizohet nga ndeshjet direkte.

Në Serinë A, ka garë të fortë edhe për mbijetesën. Barazimi i Genoas në shtëpi me Cagliarin ka rritur shanset Empolit për qëndrimin në elitë. Skuadra ku luan mbrojtësi i Shqipërisë, Frederik Veseli, luan në orën 15:00 me Torinon dhe në rast suksesi do të linte pas Genoan në zonën e rënies. E nëse do të ndodhë kështu, mbijetesa do të vendoset në javën e fundit, ku Empoli do të luajë në transfertë e Interin, ndërsa Genoa me Fiorentinën.

Pikë për mbijetesën i duhen edhe Parmës, që po në orën 15:00 pret Fiorentinën, ndërsa në 12:30, Chievo, tashmë e rënë prej shumë javës në Serinë B, luan në shtëpi me Sampdorian.

Nga Primera Division do të transmetohet që në orën 12:00 Real Madrid-Betis, ndërsa në 16:15, Barcelona-Eibar, takime që vlejnë për statistikë, pasi në La Liga janë dhënë të gjitha verdiktet.

interi Juventusi milani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.