Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar pas arrestimit në Elbasan të miliarderit turk, Faruk Fatih Özer, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me kriptomonedhat.
“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar”, lexohet në postimin e Çuçit në Twitter.