Paskal Milo, kreu i Partisë Demokracia Sociale ishte i ftuar në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos. Në një bisedë mes të dyve, Nano i thotë se të gjithë votuesit janë dele në Shqipëri, por Milo këmbëngul për socialistët në veçanti.
Milo– Bile ai është dëmtuar për mendimin tim. Tjetër se socialistët janë dele, vihen në rresht dhe shkojnë të votojnë.
Nano– Frazë e fortë kjo që socialistët janë dele
Milo– Po! Dele janë!
Nano– Gjithë votuesit në përgjithësi janë dele në Shqipëri.
Milo– Jo, jo! Në mënyrë të veçantë ata kanë dëshmuar që janë dele.