Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka zbuluar bisedat që ka zhvilluar me Presidentin Ilir Meta në takimet që kanë patur para zgjedhjeve.
I ftuar në emisionin “Open”, Milo tha se Meta i kishte propozuar që të ishte negociator me Edi Ramën, por ai nuk kishte pranaur.
“Është e vërtetë që unë jam takuar. Me Metën kemi folur për një formulë si të zgjidhej kriza dhe Presidenti më ka propozuar që unë të isha negociator për të ulur në tavolinë atë dhe Ramën por unë nuk kam pranuar”, tha Milo.
Ilir Meta dhe Paskal Milo janë takuar në Presidencë para zgjedhjeve, kur ishte zhdekretuar dekreti për zgjedhjet në 30 qershor. Meta për këtë takim ka folur sot në Kuvend, ku tha se i kishte kërkuar që të ishte një urë lidhëse me maxhorancën.
