Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Milot – Laç në vendin e quajtur “Ish – Uzina e Superfosfatit”. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40.
Sipas policisë A.G. 23-vjeç banues në Milot duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar këmbësoren Z.D. 44-vjeçe, banuese në Laç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në vend, pasi përplasja ka qenë fatale.