Që buka është pjesë e rëndësishme e jetës tonë, kjo është e ditur tashmë. Por ajo që na mundon shpesh herë është zgjedhja midis shumë llojeve të bukësh që ekzistojnë në treg.
Të gjitha arsyet përse duhet të zgjidhni gjithmonë bukën e zezë:
Gjithçka lidhet me përpunimin e miellit
Ka dy ndryshime kryesore te lloji i miellit që përdoret për përgatitjen e tyre: mënyra si është përpunuar dhe sa të shëndetshëm janë.
Mielli i të dy llojeve të bukës sigurisht që vjen nga i njëjti drithë, por te buka e zezë mielli përmban të gjitha pjesët e grurit: lëkurën bashkë me farën, ndërsa te buka e bardhë përdoret vetëm pjesa që përmban niseshte.
Procesi i përpunimit të miellit ndikon pikërisht në ‘zhveshjen’ e tij nga vlerat ushqyese që ka për organizmin.
Ndaj dhe buka e zezë përmban më shumë fibër, vitaminë B6 dhe E, magnez, hekur, zink dhe acid folik.
Buka e zezë duke qenë se është e pasur në fibra, gjithashtu është edhe prebiotike, pra ndihmon shëndetin e sistemit tuaj tretës.
Për të fituar vlerat e një fete të vetme nga buka e zezë, do t’ju duhet që të konsumoni 8 të tilla nga buka e bardhë.
Sipas një studimi të publikuar në Revistën Mjekësore Britanike, rezulton se buka e zezë është e duhura për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Kjo falë faktit që indeksi i glicemisë te kjo lloj buke është më i ulët se tek e bardha dhe kështu sheqeri në gjak nuk pëson rritje të menjëhershme.
