Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ministrat e rajonit deklaratë për luftimin e korrupsionit në Samitin e OSBE-së

21:48 / November 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Samiti OSBE OSCE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrat nga rajoni e kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për luftimin e korrupsionit në Evropën Juglindore përmes konfiskimit dhe digjitalizimit të aseteve, të enjten gjatë Këshillit Ministror të OSBE-së, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut më 30 nëntor dhe 1 dhjetor.

“Përpjekjet bashkëpunuese janë thelbësore për të trajtuar në mënyrë efektive këtë sfidë komplekse. Duke pranuar se korrupsioni nuk njeh kufij, nënshkruesit zotohen të punojnë së bashku për të parandaluar, hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin në të gjithë Evropën Juglindore. Vetëm përmes veprimeve kolektive mund të bëjmë përparim të rëndësishëm në çrrënjosjen e korrupsionit”, thuhet në deklaratën e miratuar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se korrupsioni kërcënon sigurinë dhe mirëqenien ekonomike dhe se nënshkrimi i deklaratës nënkupton përkushtimin e tyre “në nivelin më të lartë të mundshëm”.

“Me nënshkrimin e deklaratës theksojmë vendosmërinë tonë dhe angazhimin e pakushtëzuar që të punojmë së bashku për të parandaluar korrupsionin në Evropën Juglindore. Kundër korrupsionit do të luftojmë me vendosmëri përmes hetimeve financiare dhe digjitalizimit”, tha Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar “që lufta kundër korrupsionit të jetë e mundur”.

“Ne e quajmë veten kampion të korrupsionit, por nuk jemi. Aty ku ka para ka korrupsion. Marrja e provizionit në perëndim është e ligjshme, por këtu është korrupsion. Më vjen keq që ata nuk e nënshkruajnë këtë, ata duhet ta bëjnë të parë”, tha ai.

ministrat OSBE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.