Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri Balla: Dritan Rexhepi, i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur së fundmi në Shqipëri

22:40 / November 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dritan Rexhepi, shqiptari i shumëkërkuar që u arrestua para disa ditësh në Stamboll të Turqisë, akuzohet në vendin tonë për një sërë ngjarjesh kriminale të bëra tashmë publike.

Por ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi në emisionin Opinion, se Rexhepi dyshohet për përfshirje dhe në ngjarje të tjera kriminale në Shqipëri që nuk janë bërë ende publike dhe po hetohen.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla: Nga ana jonë Dritan Rexhepi ka qenë një person me pullë të kuqe, me alarmin më të madh.

Blendi Fevziu: A është shqiptari më i kërkuar?

Ministri i Brendshëm Taulant Balla: Po, patjetër, me diferencë, në kuptimin që për shkak edhe të veprave…

Blendi Fevziu: Dhe kërkohej nga Italia, Spanja, Belgjika…

Ministri i Brendshëm Taulant Balla: Edhe për shkak të vijueshmërisë së përfshirjes së tij në aktivitete kriminale, ngjarje kriminale që kanë ndodhur së fundmi që unë nuk mund t’i citoj, na rezulton që ky person të jetë.

Blendi Fevziu: Dhe ngjarje të tjera veç atyre që janë bërë publike?

Ministri i Brendshëm Taulant Balla: Po. 

Dritan Rexhepi kërkohet nga autoritetet shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale. Konkretisht ndaj tij ka një vendim dënimi me 25 vite të 2014 nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e policëve Arben Keqi dhe Durim Kasmi.

Gjithashtu ndaj Rexhepit, SPAK ka ngritur akuzën e organizimit të rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në vitin 2020, ku shkak dyshohet se u bë trafiku i drogës.

Dritan Rexhepi krimi ministri balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.