Pas kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta, Ministri i Jashtëm i Greqisë takoi dhe kryedemokratin Basha.
Gjatë takimit, kreu i PD-së ka shprehur qëndrimin për zgjidhjen e çështjes së detit përmes Gjykatës Ndërkombëtare si dhe domosdoshmërinë për anulimin e ligjit të luftës.
“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok të zgjidhim çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat përfshirë edhe lehtësirst për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për anullimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian” – shkruan në Twitter.
