Mediat greke raportojnë se ministri i Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, Takis Theodhorikakos ka zhvilluar këtë të hënë një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi.
Theodhorikakos i ka kërkuar Çuçit mobilizim të policisë shqiptare për gjetjen e përdhunuesit, i cili është arratisur në Shqipëri.
Që prej datës 27 tetor, dita kur 45-vjeçari u largua nga shteti grek përmes pikës kufitare të Kakavijës në Shqipëri, policia greke është në kërkim të tij për akuzën e përdhunimit.
45-vjeçari shqiptar ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë. Ai jetonte së bashku me nënë e tij. Fqinjët e tij kanë rrëfyer se ai ka pasur probleme të theksuara me alkoolin, ku shpesh shihej duke bërtitur. Madje në shumë raste ai ka ushtruar edhe dhunë kundër nënës së tij.