Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Hoxha inspekton menaxhimin e trafikut: Rritje të sigurisë dhe masa shtesë

15:36 / April 10, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato ishin në një nga pikat e kontrollit në hyrjen lindore të Tiranës, Kjo për të inspektuar masat që janë ndërmarrë për menaxhimin e trafikut.

Ministri Hoxha foli mbi rëndësinë e sigurisë rrugore, si një nga elementët kyç për qarkullimin e lirë të mjeteve, njerëzve dhe mallrave. Hoxha nënvizoi se janë duke u forcuar kapacitetet për të siguruar rrugë të sigurta, sidomos në periudhën e zhvillimit të infrastrukturës. “Rrugët që janë në zhvillim kërkojnë një siguri rrugore të shtuar dhe më shumë vëmendje nga Policia Rrugore”, u shpreh ministri.

Policia Rrugore ka ndërtuar një plan të detajuar për të menaxhuar flukset e mjeteve në akset kombëtare në prag të sezonit dhe për të minimizuar ngjarjet me pasoja.

Ky plan përfshin përdorimin e mjeteve, patrullime të shpeshta dhe hapjen e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut. Po punohet për zhvillimin e projektit ‘Smart City’, i cili do të sjellë përmirësime të mëtejshme në infrastrukturë, duke integruar teknologjinë për të ndihmuar në parandalimin e aksidenteve dhe rritur sigurinë rrugore.

ervin hoxha Policia Tiranë trafik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.