Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri i Brendshëm dhe Ilir Proda prezantojnë drejtorët e rinj të Policisë

16:26 / November 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
drejtora
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

4 drejtorë të rinj të Policisë në Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Berat morën detyrën. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda i prezantuan ata, në takime me struktura policore, autoritete vendore, drejtues të prokurorive apo agjencive ligjzbatuese.

Në Gjirokastër Altin Merizaj, zuri vendin e Ardian Çipës, që drejtoi qarkun jugor së fundmi.

“Gjirokastra, e njohur për trashëgiminë e saj të pasur kulturore dhe si pjesë e mbrojtjes nga UNESCO, nuk është thjesht një qytet i historisë, por një nyje kyçe për turizmin dhe zhvillimin ekonomik të jugut të Shqipërisë. Megjithatë, ky rajon përballet edhe me sfida të veçanta që kërkojnë një polici të aftë dhe të përkushtuar për të garantuar një mjedis të sigurt për qytetarët dhe vizitorët, si dhe për të mbrojtur pronën, jetën dhe zhvillimin e ligjshëm ekonomik”, tha ministri.

Një ndër sfidat kryesore në këtë zonë mbetet zbardhja tërësore e disa ngjarjeve të rënda, përfshirë atë në Memaliaj.

Në DVP Vlorë u prezantua Elidon Çela.

“2024 ishte një tjetër vit turistik i përmbyllur një tjetër me zero ngjarje kriminale, e këtu merita është e Drejtor Ermal Muçës, si dhe atyre qindra burrave e grave me uniformë që kanë sakrifikuar dhe janë lodhur me orë të gjata në detyrë. Por ajo që kërkojmë është një ritëm i ri. Të gjithë jemi të bindur se nuk ka zhvillim, pa siguri”, apeloi Hoxha.

Investimet e mëdha të qeverisë në infrastrukturën rrugore, me aeroportin ndërkombëtar, me Tunelin e Llogarasë, etj., sipas tij, e bëjnë këtë zonë të meritojë një angazhim maksimal në ruajtjen e sigurisë dhe mirëqenies.

Në DVP Fier u përzgjodh Drejtor, Skënder Hita.

“Kërkoj në mënyrë imediate fokusimin në forcimin e bashkëpunimit me komunitetin lokal, institucionet vendore, agjencitë ligjzbatuese si dhe bizneset, drejtoritë rajonale, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët”, theksoi Ministri i Brendshëm.

Në Berat u përzgjodh Drejtor Luigj Vathin, deri dje nëndrejtor në Tiranë.

“Siguria publike dhe lufta kundër krimit, në veçanti krimit ekonomik dhe informalitetit, do të jenë prioritete të Policisë së Beratit e jo vetëm, i cili është në parametra normalë të sigurisë. Roli i Policisë në këtë qark është i shumëfishtë: Të garantojë siguri për qytetarët dhe vizitorët, të mbështesë rritjen ekonomike, por edhe të ruajë trashëgiminë e vyer që ky qytet përfaqëson të paprekur nga dëshira që ngrihen vetëm mbi përfitimin personal”, u shpreh ministri Hoxha.

drejtora ervin hoxha ilir proda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.