Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme.
Dendias do të takojë Olta Xhaçkën dhe në orën 12:00 do kenë konferencë për mediat. Ai do të ketë dhe një takim me kryeministrin Rama. Bisedimet do të fokusohen në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në luftën në Ukrainë.