Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha në Mynih se SHBA e trajtoi incidentin me balonën kineze në atë që ai e quajti një mënyrë “histerike dhe absurde” që shkelte normat ndërkombëtare.
“Ka kaq shumë balona në mbarë botën dhe a do t’i rrëzojë SHBA të gjithë”, pyeti Wang në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Shtetet e Bashkuara thanë se një balonë spuine kineze fluturoi mbi Amerikë dhe Kanada një javë përpara se të rrëzohej nga avionët luftarakë amerikanë mbi Karolinën e Jugut më 4 shkurt me urdhër të presidentit Joseph Biden.
Ende nuk është konfirmuar se sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken do të takohet me Wang në Konferencën e Mynihut.
Duke folur për bisedimet e paqes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, Wang tha se Kina beson se ka “disa forca” që nuk duan që bisedimet e paqes të kenë sukses.
Wang njoftoi se Kina do të paraqesë qëndrimin e saj për një zgjidhje politike të krizës në Ukrainë.