Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Lamallari pret nënsekretarin e Kombeve të Bashkuara: Shqipëria, histori suksesi në rajon për ndihmën juridike falas

17:07 / October 11, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
561133432 1260111946129582 4926476519460205674 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti në një takim nënsekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe administratorin në detyrë të United Nations Development Programme, Haoliang Xu me të cilin bisedoi për forcimin e bashkëpunimit dhe përparimin e përbashkët drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Lamallari vuri në dukje mbështetjen e rëndësishme të UNDP-së dhe Austrian Development Agency në ngritjen dhe forcimin e sistemit të Ndihmës Juridike Falas.

“Falë UNDP dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim ne kemi ngritur e forcuar sistemin e Ndihmës Juridike Falas. Një sistem funksional, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të aksesit në drejtësi për shtresat në nevojë duke e bërë Shqipërinë një histori suksesi në rajon për këtë fushë”, u shpreh Lamallari.

Nga ana tjetër, ministri theksoi se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të vijuar bashkëpunimin edhe në projekte të tjera që lidhen me drejtësinë sociale dhe gjinore, si dhe me forcimin e kapaciteteve profesionale të ofruesve të shërbimeve juridike.

559062508 1260111782796265 1480089774737872006 n
560695391 1260112036129573 4687794034773601496 n
559023854 1260112019462908 1940832602866139409 n
561133432 1260111946129582 4926476519460205674 n

Besfort Lamallari ndihmë juridike okb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.