lleshajMinistri i Brendshëm Sandër Lleshi në një mesazh në Twitter ka deklaruar se orët në vijim do të jenë vendimtare për frenimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.
Lleshi ka kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që ka thënë se Policia dhe Ushtria po vijojnë kontrollet për kufizimin e lëvizjeve në gjithë vendin.
“Situata përballohet kur secili bën pjesën e tij. Ndërkohë që punonjësit e shëndetësisë, të policisë, ushtarakët e të tjerë duhet të mbajnë barrën kryesore, të tjerët duhet të bëjnë një gjë më të thjeshtë, por po aq të rëndësishme: të qëndrojnë në shtëpi.
Policia, e mbështetur nga Ushtria, vijon kontrollin e gjerë për kufizimin e lëvizjeve në të gjithë vendin.
Orët dhe ditët në vijim janë vendimtare për frenimin e përhapjes së virusit në vend. Ndaj ky angazhim do të njohë thellim të mëtejshëm, me bindjen se qytetarët do të bashkëpunojnë dhe mbështesin strukturat e vijës së parë”, thekson ministri.