Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, përkrah ministrit të Punëve të Brendshme, tha se një nga arritjet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë përgjatë 2022 është miratimi i Hartës së re Gjyqësore, ndërsa prioritet sipas tij mbetet zbatimi i mëtejshëm i saj gjatë këtij viti ku sapo kemi hyrë.
Një tjetër çështje me rëndësi sipas Manjës është edhe procesi i Vettingut dhe përmbyllja e tij me sukses. Po ashtu, Manja përmendi edhe rritjen e kuotave të kandidatëve për në Shkollën e Magjistraturës.
Prioritet tjetër i rëndësisshëm për vitin 2023, sipas ministrit Manja, është edhe lehtësimi i stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë.