Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri Mazniku dhe kryebashkiaku Llatja: Asistencë falas për e-Albania në çdo cep të bashkisë Elbasan

17:01 / July 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
520219531 18073771466286119 4890740158926725965 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë në sportelet e bashkisë Elbasan, ku ofrohet asistencë për përdorimin e portalit e-Albania. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, ministri Mazniku u njoh nga afër me funksionimin e këtyre zyrave dhe bashkëbisedoi me qytetarë dhe stafin. Llatja theksoi se bashkia Elbasan ka një rrjet prej 19 zyrash të shpërndara në të gjithë territorin për të ndihmuar qytetarët me aplikimet online.

“Kemi kohë që ofrojmë në bashkinë e Elbasanit asistencë për përdorimin e portalit e-Albania. Ky shërbim ofrohet falas, në çdo njësi administrative, me qëllim që qytetarët të mos udhëtojnë deri në qytet. Krahas këtij shërbimi, kemi vënë në funksion edhe sportelet ‘One Stop Shop’, ku ofrohen të gjitha shërbimet e bashkisë në një pikë të vetme. U bëj thirrje qytetarëve të mos përdorin shërbimet me pagesë, pasi ne e ofrojmë këtë ndihmë pa kosto dhe me profesionalizëm”, theksoi Llatja.

Mazniku vlerësoi modelin e ofruar nga bashkia Elbasan, duke pohuar se “portali e-Albania u ka dhënë qytetarëve mundësinë të aksesojnë shërbimet publike online, por për shumë prej tyre, sidomos të moshuarit apo ata që nuk kanë njohuri teknologjike, asistenca është thelbësore”.

“Është shumë e rëndësishme që në çdo njësi administrative të bashkisë Elbasan ofrohet ndihmë falas nga stafi i bashkisë, pa qenë nevoja të përdorin shërbime private. Ky është një shembull i mirë se si pushteti vendor vjen realisht në ndihmë të qytetarit”, tha Mazniku. Ky model i shërbimeve publike digjitale pa pagesë, i shtrirë në gjithë territorin e bashkisë, synon të rrisë aksesin, barazinë dhe përfshirjen digjitale të qytetarëve të Elbasanit.

Arbjan Mazniku e-Albania Elbasan Gledian Llatja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.