Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka takuar nga afër trupat shqiptare që i janë bashkuar misionit të NATO-s, në Camp Adazi, në Letoni. Ministri shqiptar ka marrë vlerësimet më të larta nga homologu i tij letonez sa i përket profesionalizmit të efektivëve të Forcave të Armatosura në këtë mision. Përmes një postimi në Facebook, vetë ministri Peleshi shprehet: “Në Camp Adazie, ku prej 4 vitesh trupat shqiptare i janë bashkuar misionit të NATO-s në Letoni. Skuadra jonë EOD na përfaqëson me profesionalizmin më të lartë atje. Fjalët e mira për ta nga ministri letonez Pabriks dhe komandanti kanadez i grup-batalionit na bëjnë krenar të gjithëve”.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka biseduar me kontigjentin shqiptar, të cilët i përgëzoi për kontributin e dhënë në këtë mision, por edhe për vlerësimet që kanë marrë nga vendet partnere.
Një nderim të veçantë, ministri i Mbrojtjes Peleshi ua bëri dy dëshmorëve të Atdheut, të rënë dy vjet më parë, major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj, duke vendosur një kurorë me lule në përmendoren e ngritur në Camp Adazi.
Të fundit
Ministri Peleshi takon kontingjentin shqiptar në Camp Adazi: Krenarë për profesionalizmin e treguar në misione
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment