“Nëse protestuesit do të bëjnë dy hapa, policia do bëjë një”, ky është mesazhi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj nga Shkodra.
Në një takim në Shkodër, Lleshaj tha se mazhoranca është gati që të dialogojë me opozitën por jo të bëjë negociata.
“Jemi në një situatë ku policia e shtetit është shumë e angazhuar për shkak të protestave të fundit në Shqipëri. Megjithatë deri më tani policia e shtetit ka zbatuar ligjin dhe do vazhdojë që ta zbatojë. Protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj policisë por policia ka mbajtur qëndrimin e duhur. Ne kemi vetëm dy objektiva ku e para në rast se ata do bëjnë dy hapa, policia do bëjë një hap por gjithmonë në zbatim të ligjit dhe pa patur viktima. Ne jemi të gatshëm që të dialogojmë me opozitën, por jo të bëjmë negociata. Dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur gjithçka”, raporton tirananeës.al. Më tej ministri deklaroi se protestat janë me grafik nga opozita. “Është e pakonceptueshme se si njerëzit gjatë ditës bëjnë punën në administrate dhe më pas pasdite vijnë dhe dhunojnë institucionet në Tiranë”, shtoi Lleshaj. / tirananews.al