Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Vengu: Bashkitë do të pajisen me zjarrfikësve malore të prodhuara në Shqipëri

20:50 / December 20, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
674 382 1766259278xdtuop 720
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu flet për strategjinë e re të Shqipërisë për mbrojtjen civile dhe ushtarake. Ai është shprehur se përsa i përket mbrojtjes civile, do të ketë rinovim të flotës tokësore të emergjencave civile. Për të do të ketë jo vetëm zjarrëfikëse të thjeshta, por do të ketë edhe zjarrëfikëse të përshtatura posaçërisht për terrene malore dhe terrene të vështira.

“Element tjetër shumë i rëndësishëm ka të bëjë me inovacionin. Ne kemi krijuar këtë vit komandën kibernetike për të pasur një qasje më të plotë në mënyrën se si të mbrohemi nga kërcënimet të cilat nuk janë më kërcënime teorike, nuk janë kërcënime të ashtuquajthura hibride, por janë kërcënime reale, të prekshme dhe të përditshme.

Në këtë mënyrë po investojmë fuqimisht dhe buxheti 2026 na jep mundësinë që të investojmë fuqimisht në kapacitete kibernetike, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë qenë dhe bashkëthemeluesit e kësaj komande praktikisht në vitin 2025. Dhe pika e fundit po gjithashtu shumë e rëndësishme qoftë për të gjithë të gjitha bashkitë e vendit, të gjitha komunitetet, të gjitha familjet shqiptare ka të bëjë me gatishmërinë tonë për emergjencat civile dhe praktikisht emergjenca civile hyn edhe ajo në kuadër të industrisë ushtarake ku ne prodhojmë për nevoja të dyfishta, qoftë për sa i përket mjeteve taktike.

Ju përmenda dhe mjetet e emergjencave civile dhe ne fillojmë praktikisht fazën e parë të rinovimit të gjithë flotës së emergjencave në rang vendi dhe ndërtojmë dhe dy qendra rajonale të emergjencave civile në zona me rrisk shumë të lartë, një në jug të vendit, një në veri të vendit. Emergjencat civile në buxhetin e mbrojtjes zënë vetëm 10%. 90% kanë të bëjnë me kapacitete luftimi, industri, mirëqenie e ushtarakëve dhe familjeve të tyre, si dhe infrastrukturë mbështetëse. 10% është emergjenca civile. Edhe këtu ne vijmë me një rritje domethënëse dhe praktikisht do kemi mundësinë të bëjmë dy gjëra ndryshe nga sa kemi bërë në të kaluarën.

Ndërkohë rinovimi i flotës tokësore është shumë e rëndësishme sepse ndër vite qeveria ka financuar bashkitë. Bashkitë jo detyrimisht janë pajisur me mjetet e duhura për rriskun e duhur, për gjeografinë e duhur. Kështu që ne praktikisht me industrinë tonë ushtarake dhe ndërmarrjen shtet-privat që kemi krijuar për mjete taktike dhe mjetet e emergjencave civile, do t’i prodhojmë vetë këto mjete dhe do t’i transferojmë te bashkitë, në mënyrë që në një cikël dyvjeçar të mund të rinovojmë tërësinë e flotës vendore dhe nuk do jenë vetëm zjarrëfikëse urbane, por do jenë edhe zjarrëfikëse malore, zjarrëfikëse pyjore, zjarrëfikëse dhe autobote të dedikuara për operacione të kësaj natyre”, tha mes të tjerash Vengu.

ministri i mbrojtjes pirro vengu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.