Në datën 1 shkurt, Policia e Shtetit do të nisë procedurat për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin. Ndër kriteret e përzgjedhjes dhe pranimit të kandidatëve janë:
-mesatarja e notave mbi 8
– nivel i mirë i gjuhës angleze, që do të verifikohet me provim
– kondicion trupor dhe fizik i përshtatshëm
Pranimi do të bëhet nga degët jurisprudencë, ekonomi, financë, informatikë dhe elektronikë. Kandidatët duhet të kenë përfunduar studimet në nivelin master.
Kjo hapje e Policisë për të marrë studentë të ekselencës bëhet pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit. Hapja synon afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të policisë kriminale.
