Nisur nga problemet me platformën e-Albania, Ministria e Financave ka një njoftim për bizneset mbi afatin e depozitimit të pasqyrave finaciare, ku informon se shtyhet depozitimi i pasqyrave financiare për në regjistrin tregtar. “Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar”.
Njoftimi i plotë
Njoftim për bizneset mbi afatin e depozitimit të pasqyrave finaciare.
Ministria e Financave dhe Ekonimisë njofton se duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.
Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania.
Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar.