Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Gazeta gjermane “Der Standard” shkruan se Ministria e Jashtme Gjermane ka kërkuar që barrikadat e vendosura në Veri të Kosovës të hiqen sa më shpejt dhe serbët të kthehen në institucionet e tyre.
“Në javët e fundit ka pasur dhunë të përsëritur kundër përfaqësuesve të institucioneve kosovare dhe gazetarëve në veri të Kosovës. Është intensifikuar edhe retorika nga Beogradi. Presidenti Aleksandër Vuçiç madje mendoi të dërgonte personel ushtarak në Kosovë”, shkruan “Der Standard”.