Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një dalje për mediat bëri bilancin paraprak të dëmeve nga tërmeti.
Xhaçka konfirmoi se janë 68 persona të lënduar nga tërmeti.
Xhaçka: Raportohet për 68 persona të lënduar. Lëndime të lehta që kanë ardhur si pasojë e frikës që kanë përjetuar.E rëndësishme është se nuk ka pasur humbje jete.
Dëme më të mëdha materiale, kryesisht krisje banesash dhe pallatesh, ka pasur në Tiranë dhe Durrës.
Në Tiranë krisje në 46 banesa dhe në tre pallate
Në Durrës dëme në 4 pallate dhe 42 banesa kryesisht të vjetra.