Në 24 orët e fundit, nga 709 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se në 24 orët e fundit, janë shëruar 70 pacientë të infektuar me koronavirusin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë.
Sakaq, janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,355 që nga fillimi i epidemisë.