Ministria e Mbrojtjes në Moskë ka pretenduar se forcat ruse kanë rrëzuar tetë raketa balistike të lëshuara nga Ukraina në 24 orët e fundit.
“Forcat ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan tetë raketa balistike, si dhe gjashtë bomba JDAM të prodhuara nga SHBA dhe 45 dronë në 24 orët e fundit”, citon TASS të ketë thënë ministria.
Por “Sky News” nuk është në gjendje të verifikojë pretendimet. Ministria e Mbrojtjes nuk tha se çfarë lloj raketash ishin përdorur, por administrata Biden autorizoi javën e kaluar Ukrainën që të përdorë raketat balistike ATACMS të furnizuara nga SHBA brenda Rusisë për herë të parë.