Ministrja daneze e Çështjeve Evropiane, Marie Bjerre, deklaroi se Shqipëria po përmbush reformat dhe se shumë shpejt do të jetë në BE.
Ajo tha se Tirana duhet të vijojë kështu, në rrugën e reformave, që të çojnë në BE.
“Vazhdoni kështu dhe do jeni pjesë e BE-së. Shqipëria ka bërë një përpjekje të fortë për të pasur reforma, për të hyrë në BE. Reformat e Shqipërisë po vazhdojnë me hap të qëndrueshëm. Të gjitha grup-kapitujt janë hapur brenda presidences daneze e kjo është shpejtësi rekord. Shqipëria vazhdon që të ece përpara në reformën në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit. Anëtarësimi do arrihet shumë shpejt”, tha ajo.
