Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministrja Denaj dhe ambasadori spanjoll diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë

18:34 / June 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
508383395 1250603433309460 1323945517410182535 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim zyrtar me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura. Palët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë, si një sektor me potencial të lartë zhvillimi dhe ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike dhe punësimin në zonat rurale.

Ministrja Denaj deklaroi se diskutimet u përqendruan në identifikimin e mundësive konkrete për zgjerimin e partneritetit përmes trajnimeve dhe projekteve të përbashkëta, të mbështetura nga Bashkimi Europian. “Diskutuam mbi mundësitë konkrete për thellimin e partneritetit përmes trajnimeve dhe projekteve të mbështetura nga Bashkimi Europian, me fokus te shkëmbimi i përvojës institucionale dhe përgatitja për proceset që shoqërojnë integrimin europian”, u shpreh ministrja Denaj.

Takimi konfirmoi angazhimin e ndërsjellë për të zhvilluar iniciativa që kontribuojnë në modernizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri dhe në rritjen e kapaciteteve teknike dhe institucionale për përballimin e sfidave të integrimit në BE. Eksportet bujqësore shqiptare kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në 570 milionë euro në vitin 2024, krahasuar me vetëm 150 milionë euro në vitin 2013.

Kjo rritje është rezultat i një dekade pune të qëndrueshme, mbështetjes së vazhdueshme për fermerët dhe politikave të orientuara drejt rritjes së prodhimit dhe përmirësimit të standardeve. Synimi afatmesëm i qeverisë është arritja e 1 miliard eurove eksporte bujqësore deri në vitin 2030. Përmirësimi i infrastrukturës agrare, nxitja e agroturizmit, skemat e subvencioneve për fermerët, si dhe certifikimi dhe standardizimi i prodhimeve vendase kanë kontribuar në rritjen e konkurrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare.

ambasadori spanjoll Anila Denaj Bujqësia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.