Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ministrja Denaj jep lajmin e mirë: Më 27 mars çelen aplikimet për financim nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi

17:28 / March 12, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 65f07e137ae8e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka nisur punën për jetëzimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, ku me risitë e këtij viti planifikohen më shumë përfitime për çdo fermer aplikues që plotëson kriteret.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se aplikimi për të përfituar mbështetje financiare nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi hapet më 27 mars.

“Muaji mars është shumë i rëndësishëm për bujqësinë e vendit tonë, për fermerët dhe bujqit, të cilët kanë realizuar me mund produktet e tyre dhe bëhen gati për aplikimin në Skemën Kombëtare të Subvencioneve. Këtë vit Skema e Subvencioneve ka përfitim më të lartë për çdo aplikues, kjo falë prioritizimit që bëhet nëpërmjet bashkimit të operatorëve, një kontratë mes fermerësh për të realizuar të njëjtin produkt drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll sanitar”, u shpreh ministrja.

Për ta konkretizuar, Denaj tha se nëse 4 anëtarë janë bashkë me një sipërfaqe toke 1 hektar ata marrin secili prej tyre në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal.

“Ky bashkim operatorësh nuk nënkupton bashkim pronash, por bashkim interesash dhe prodhimi, sepse vetëm kështu ne mund të rrisim shkallë, të rrisim automatizim të produktit dhe mbi të gjitha të synojmë të njëjtin treg”, shtoi ministrja.

Sipas ministres, Skema Kombëtare e këtij viti aplikohet pa tavane.

“Tavane, të cilat më parë limitonin aplikimin për më shumë se sa për shembull 300 krerë bagëti nuk ekziston. Ne do të japim 50% të financimit të çdo mase për çdo krerë bagëti mbi 300, e kështu nxisim më shumë rritjen e tufave dhe punojmë për të realizuar një ekonomi shkalle akoma më të lartë”, tha ajo.

Nafta është një komponent shumë i rëndësishëm i Skemës Kombëtare, e thënë ndryshe subvencioni i drejtpërdrejtë që fermerët marrin prej më se tre vitesh.

“Këtë vit vendosëm që falë edhe kërkesave të shumë aplikuesve të largonim burokracitë, kohën e tepërt dhe ta rimbursojmë atë drejtpërdrejtë në llogari. Kjo do të realizohet gjatë gjithë vitit duke synuar edhe formalizim më të lartë të fermerëve në këtë Skemë”, shpjegoi ministrja.

Po ashtu, sipas saj, duke qenë se sektori i bimëve aromatike dhe mjekësore angazhon shumë familje në zonat rurale malore, e këtë vit u bë pjesë e Skemës, duke i dhënë mundësinë e aplikimit në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“E duke ndikuar drejtpërdrejtë në një sektor shumë të rëndësishëm të bujqësisë, i cili është në hapat e tij të parë, por të sigurt të tregjeve elitare si ato të Bashkimit Evropian”, tha Denaj.

Denaj tha se zyrat e Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësorë (AREB) janë në dispozicion të plotë të çdo pyetjeje, të çdo sqarimi, të bërjes transparencë të çdo elementi të Skemës.

“Ne fillojmë aplikimin e Skemës në datën 27 mars. Deri atëherë zyrat tona janë në dispozicion të plotë të çdo pyetjeje, të çdo sqarimi, të bërjes transparencë të çdo elementi të Skemës, por mbi të gjitha të krijimit të mundësisë për t’u bashkuar, sepse vetëm kështu do rrisim madhësinë e fermës sonë, madhësinë e ekonomisë sonë bujqësore dhe për të kaluar probleme që vit pas viti jemi përpjekur t’i eliminojmë”, u shpreh ministrja.

Ministrja Denaj theksoi se synohet të mbështeten 70 000 përfitues.

“Ne duhet të bëhemi bashkë për t’a bërë këtë ekonomi jo vetëm të qëndrueshme për familjet tuaja, por për familjen e madhe shqiptare, e cila sot në tregjet ndërkombëtare krenohet me produktet tuaja, tonat, e për këtë na duhet një bashkim operatorësh i qëndrueshëm, i suksesshëm e për të cilin masa e përfitimit është maksimale. Qeveria Rama punon çdo ditë për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe për mirëqenien e drejtpërdrejtë të çdo aplikanti, një numër i konsiderueshëm i të cilit vitin e kaluar falë dhe mbështetjes edhe me Aktin Normativ arriti në 65 000. Ne synojmë më shumë këtë vit. Synojmë të tejkalojmë 70 000 përfitues e kështu të kapim 77% të të gjithë fermerëve të regjistruar në Shqipëri, e pse jo shumë shpejt 100%. Po duhet të jemi të gjithë bashkë drejt tregjeve, të sigurt drejt produktit cilësor dhe një ekonomie, e cila na jep vlerë dhe krenari”, deklaroi ministrja Denaj.

denaj Zhvillimit Rural
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.