Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi: Qendra e re Rinore në Sarandë, mjedis zhvillimi për mbi 6000 të rinjë

15:12 / May 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
24aeea18 c670 4889 b18b 7a78dbb4107f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të rinjtë e Sarandës do të kenë në shërbim të tyre Qendrën e re Rinore, një hapësirë moderne dhe funksionale, e kthyer nga një godinë e rrënuar në një mjedis zhvillimi dhe krijimtarie për mbi 6 mijë të rinjtë e qytetit bregdetar.

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi theksoi rëndësinë e këtij investimi si një përgjigje konkrete ndaj një kërkese të kahershme të të rinjve sarandiotë.

“Kjo qendër është një dëshmi se kur të rinjtë artikulojnë nevojat e tyre dhe institucionet dëgjojnë, ndryshimi është i mundur. Nga një godinë e rrënuar, sot kemi një qendër moderne me sallë leximi, sallë kompjuterash, klub libri, podcast dhe kinema. Tani është radha juaj, të dashur të rinj të Sarandës, ta merrni këtë hapësirë në dorë dhe ta ktheni në një pikë zhvillimi personal, profesional dhe akademik”, nënvizoi Muzhaqi.

Ky projekt është realizuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe në bashkëpunim me Bashkinë Sarandë, si pjesë e mbështetjes së infrastrukturës rinore. Qendra rinore e Sarandës e con në 15 numrin e bashkive në të gjithë vendin në të cilat rinia ka tashmë “shtëpinë e vet” dhe mund të organizojë takime dhe aktivitete në funksion të edukimit dhe rritjes së bashkëpunimit mes tyre.

Më herët ka përfunduar ndërtimi i qendrave rinore në Tiranë, Librazhd, Malësi e Madhe, Dibër, Mat, Durrës, Shkodër, Korcë, Pogradec, Lezhë, Elbasan, Roskovec, Gjirokastër dhe Kamëz. Përmes këtij programi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët synon të garantojë infrastrukturë cilësore për të rinjtë në të gjithë Shqipërinë, duke krijuar hapësira për edukim, krijimtari, bashkëpunim dhe rritje të potencialit të tyre.

7bc6eae3 ff06 4c9c a1fd 3f7a82c81205

bora muzhaqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.