Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria dhe Egjipti forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun institucional

15:19 / December 14, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ibra 1765718774 delinaibrahimaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi punimet e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik, Shkencor dhe Teknik Shqipëri–Egjipt, i cili u mbajt në Tiranë, në kuadër të Forumit të Biznesit, me qëllim rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe konsolidimin e dialogut institucional mes dy vendeve.
Delegacioni egjiptian u kryesua nga znj. Rania A. Al-Mashat, Ministre e Planifikimit, Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Arabe të Egjiptit.
 
Gjatë fjalës së saj, Ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se Shqipëria dhe Egjipti ndajnë një histori të gjatë miqësie. Ibrahimaj nënvizoi se ky forum përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt shndërrimit të kësaj miqësie në bashkëpunim konkret, me përfitime të prekshme për ekonomitë dhe qytetarët e të dy vendeve.
 
Ibrahimaj deklaroi se prioritet kryesor mbetet nxitja e investimeve të huaja direkte dhe rritja e shkëmbimeve tregtare, si dhe zgjerimi i bashkëpunimit në një gamë të gjerë sektorësh, përfshirë tregtinë dhe investimet, turizmin dhe trashëgiminë kulturore, energjinë dhe ujin, bujqësinë, arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, shëndetësinë dhe industrinë farmaceutike, trajnimin profesional, prokurimin publik, industrinë, strehimin dhe zhvillimin urban, punësimin, kulturën, rininë dhe sportin, teknologjinë e informacionit, aviacionin civil dhe transportin detar.

Ministrja vlerësoi gjithashtu bisedimet teknike të zhvilluara më 12–13 dhjetor, të koordinuara nga zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, z. Enkelejd Musabelliu, të cilat krijuan bazën për harmonizimin e pozicioneve dhe përcaktimin e fushave prioritare të bashkëpunimit.
 
Një pikë e rëndësishme ishte nënshkrimi iMemorandumit të Mirëkuptimit për Forcimin e Bashkëpunimit dhe Shkëmbimin e Ekspertizës në Politikëbërjen Ekonomike Ndërkombëtare, si dhe  Memorandumit të Mirëkuptimit mes AIDA dhe GAFI.

Ky memorandum synon të nxisë shkëmbimin e ekspertizës, programet e trajnimit, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe nismat e përbashkëta në mbështetje të inovacionit, dixhitalizimit dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike.
 
Duke u ndalur në shifra, Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se stoku i investimeve egjiptiane në Shqipëri ka arritur në rreth 7 milionë euro, ndërsa rreth 370 ndërmarrje me partnerë egjiptianë operojnë aktualisht në disa rajone të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin, Korçën, Shkodrën, Kukësin dhe Vlorën. Sipas saj, rritja e eksporteve dhe potenciali për diversifikimin e tregtisë dëshmojnë mundësi reale për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.
 
Ministrja riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Egjiptin, vijimin e dialogut institucional dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për zbatimin e marrëveshjeve dhe nisjen e projekteve të përbashkëta gjatë vitit 2026, duke shprehur gjithashtu gatishmërinë për zhvillimin e Sesionit të Dytë të Komisionit të Përbashkët në Kajro.

dialogu egjipti Ibrahimaj Ministrja Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.