Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë vendimin për anëtarësimin e Shqipërisë në organizatën “Bashkimi Ndërkombëtar i Konservimit të Natyrës”. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një deklaratë për mediet, tha se pas miratimit në Këshillin e Ministrave, vendimi do të kalojë në Kuvend.
“Kjo organizatë ndërkombëtare ka vendosur standardet ndërkombëtare kur bëhet fjalë për mbrojtjen e zonave të mbrojtura për menaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tyre”, tha Kumbaro.
“Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë organizatë është edhe një herë një angazhim dhe një nivel më i lartë i premtimeve dhe punës që bën qeveria shqiptare në atë që e ka konsideruar që ditën e parë të këtij mandati të tretë prioritet, mjedisin, zonat e mbrojtura, të cilat vetëm në dy vitet e fundit i kemi shtrirë nga 17% e territorit në 21.4%”, tha Kumbaro.