Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka rezuar sërish sot në lidhje me dabin e mos bërjes së testeve në masë. Në një lidhje direkte me emisionin “Real Story”, Manastirliu u shpreh se Shqipëria zotëron teste kundër COVID-19, por po bëhen as sa kërkojnë epidemiologët në terren. Ajo tha se priten që të vijnë rreth 4000 teste pritet të vijnë së shpejti dhe ministrja se 20000 të tjerë do të vijnë nga OBSH dhe USAID.
“4 mijë teste po vijnë. Janë dhe 20 mijë që do të vijnë nga OBSH dhe USAID, për të mbështetur këtë fazë. Madje janë më shumë se 30 mijë. Shqipëria ka aq teste sa kërkojnë epidemiologët. Ata testojnë dhe identifikojnë rastet me qëllim ndërprerjen e infeksionit. Janë ata që janë në teren dhe drejtojnë dhe numrin e testimeve. Testimi nuk është qëllim në vetvete.
Ne kemi pasur dhe po bëjmë teste. Kjo është strategji që se kam zgjedhur unë si ministre, por e ka miratuar komuniteti i Ekspertëve. Unë personalisht ndjek këshillat e tyre. Nëse ata thonë se “nesër duhet të bëjmë më shumë teste”, nga ne nuk ka asnjë pengesë. Po si do ta ndajmë zinxhirin e infeksionit. Duhet të jemi të vëmendshëm për këtë. Kjo është strategji e mirë përcaktuar”, u shpreh ministrja.