Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministrja Spiropali: Ligji i ri i hap rrugën e krijimit të qendrave kulturore për diasporën

19:40 / December 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
600365384 1419614919530938 5060450147267845932 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin për Diasporën, i cili ridimensionon angazhimin e institucioneve publike për vendosjen e diasporës në zemër të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror të vendit. Duke uruar Ditën Kombëtare të Diasporës, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u shpreh se diaspora është simbol i unitetit, trashëgimisë dhe identitetit shqiptar.

“Shqiptarët e diasporës janë zemra jonë që rreh larg atdheut, por gjithmonë në të njëjtin ritëm, një burim frymëzimi, suksesi dhe krenarie kombëtare”, u shpreh Spiropali. Ligji i ri për Diasporën synon të rregullojë qartë marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe ndërveprimit midis autoriteteve shtetërore dhe diasporës shqiptare, duke garantuar ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor të saj.

Një nga ndryshimet kryesore të parashikuara në ligj është ridimensionimi i rolit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), e cila do të konsolidohet si autoriteti kryesor përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore për diasporën. Ligji synon gjithashtu forcimin e rolit strategjik të Këshillit të Ministrave në mbështetjen e gjuhës shqipe dhe arbëreshe, duke përqendruar funksionin e tij në drejtimin e politikave dhe harmonizimin institucional.

Në kuadër të këtij ligji parashikohet rregullimi ligjor i Agjencisë së Diasporës, si dhe krijimi i qendrave kulturore për diasporën, me qëllim forcimin e lidhjeve kulturore dhe identitare me vendin e origjinës. Po ashtu, ligji parashikon zgjerimin e rolit dhe funksioneve të Këshillit Koordinues të Diasporës, forcimin e kapaciteteve të tij dhe rritjen e numrit të anëtarëve nga 15 në 21.

Në tërësi, ligji synon forcimin e mëtejshëm të politikave shtetërore për zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit institucional me diasporën, duke rritur nivelin e autoritetit shtetëror përgjegjës për marrëdhëniet me diasporën, nga niveli i një ministri shteti në nivelin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe duke e integruar këtë fushë nga niveli i një agjencie kombëtare në nivel ministror.

Diaspora Elisa Spiropali qendra kulturore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.