Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, iu ka uruar të gjithë fëmijëve 1 Qershorin.
Në një postim në “Facebook”, ministrja shkruan se data e sotme na kujton pse duhet të punojmë dhe të luftojmë, për një botë më të mirë, më paqësore dhe të sigurt.
“Gëzuar 1 qershorin të gjithë fëmijëve kudo në botë! E sotmja është ditë për të festuar por edhe për të kujtuar pse duhet të punojmë dhe të luftojmë, për një botë më të mirë, më paqësore dhe të sigurt. #DitaeFëmijëve”, shkruan ministrja e Jashtme.