Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Minneapolis, agjentët e ICE kërcënojnë gazetarët e RAI-it: Po na filmuat, do t’ju…

13:19 / January 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6965
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy të dërguar të RAI-it në Minneapolis të SHBA-së, janë kërcënuar nga agjentë të ICE.

Gazetarët e emisionit “In Mezz’ora”, Laura Cappon dhe Daniele Babbo ishin në makinë, kur një agjent i emigracionit i afrohet dhe i urdhëron të ulin xhamin e dritares.

“Ule xhamin”, dëgjohet të ketë thënë ICE.

“Jo nuk e ul, s`po bëjmë asgjë të keqe. Jemi gazetarë italianë.”, thotë gazetarja.

“Ule se ndryshe do ta thyejmë. Ky është paralajmërimi i vetëm. Nëse vazhdoni të na filmoni, nëse vazhdoni të na ndiqni, do të thyejmë xhamin dhe do t’ju tërheqim zvarrë jashtë makinës”, thotë ICE.

Gazetarët ishin në Minneapolis për të bërë një reportazh mbi dhunën e agjentëve të ICE. Një video e ngjarjes u postua në profilin në Instagram të emisionit. Reagimet politike në Itali ishin të menjëhershme. “Solidaritet i plotë dhe i pakushtëzuar me të dërguarit e “In Mezz’ora”, deklaroi përgjegjësi për informacionin në Partinë demokratike, Sandro Ruotolo, i cili shtoi: Në këtë pikë, gjendemi përballë një pyetjeje të pashmangshme-kryeministrja Giorgia Meloni do të vazhdojë të heshtë apo do të marrë më në fund një qëndrim?” Në të njëjtën linjë edhe i ngarkuari me punët e jashtme pranë kësaj force politike opozitare, Peppe Provenzano, i cili u shpreh se : “Qeverisë Meloni, nëse ka të paktën një farë krenarie kombëtare, i kërkojmë të protestojë zyrtarisht, të distancohet njëherë e mire dhe të sqarojë se si synon t`i mbrojë bashkatdhetarët tanë.”

Angelo Bonelli, deputet i Europa Verde, insistoi edhe ai që Meloni të dënojë menjëherë atë që ka ndodhur. “Liria e shtypit dhe dinjiteti i Italisë vijnë para çdo aleance ideologjike,” u shpreh ai.

Agjentët gazetarët ice kërcënojnë Mineapolis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.