Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Minxhozi/ Ëndrra budallaqe tiranase e një mandati të dytë për Donald Trump

21:02 / November 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
S
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Skënder Minxhozi

Ka një pritshmëri deri diku komike në qarqet e opozitës shqiptare dhe mediat e përkrahësit e saj të deklaruar, për një fitore të mundshme të
Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane. Nga shumë aspekte ky ilaritet deklaratash e tifozllëku i ngjan dallgës së optimizmit të
katër viteve më parë, kur opozitarët e Tiranës kujtuan se me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë, për Edi Ramën dhe qeverinë e tij në Tiranë
do të vinin ditë të zeza. Si kompensim i një deklarate të pavend dhe të pamend, që kryeministri shqiptar kishte bërë në shtypin amerikan në
lidhje me presidentin e sapozgjedhur.

Nuk ndodhi as linçimi i Ramës në sytë e opinionit botëror nga presidenti kontrovers amerikan dhe as linja zyrtare e SHBA ndaj vendit
tonë nuk ndryshoi. Ndodhi në fakt krejt e kundërta. Rama i kaloi dy krizat më të rënda politike të qeverisjes së tij pas vitit 2013, me
një administratë amerikane pas shpatullave. Ambasada amerikane në Tiranë ka qenë në katër vitet e fundit, pra pas fitores së Trump në
SHBA, “truproja” reale e qeverisë shqiptare, duke prerë ende pa lindur, çdo tentativë të opozitës për të sulmuar deri edhe fizikisht godinën e qeverisë e institucionet e tjera të shtetit.

Në Çadrën e vitit 2017, ashtu si në krizën e mandateve në vitin 2019, apo në zgjedhjet lokale të po atij viti, amerikanët “e Donald Trump”
kanë qenë garantët e palëvizshëm të hedhjes poshtë të çdo nisme të opozitës për të destabilizuar vendin. E kjo nuk ka ardhur pasi kanë
ndonjë disponim pozitiv posaçërisht për Edi Ramën. Thjesht nuk e urrejnë në termat që PD, LSI dhe fansat e tyre prisnin në nëntorin e
vitit 2016.

Kur kjo s’ka ndodhur herën e parë, aq më pak është e pritshme të ndodhë herën e dytë. Impakti i zgjedhjeve amerikane në ngjarjet
politike të Shqipërisë pritet të jetë mëse minimal, pasi linja zyrtare e Uashingtonit ndaj vendit tonë nuk ka pësuar luhatje në dekadën e
fundit.

Prandaj përjetimi i garës mes Trump dhe Biden, si një pasdite proteste opozitare në dyert e kryeministrisë, është diçka komike dhe krejt
jashtë kontekstit e realitetit. Nëse fiton Trump do të kemi katër vjet më tepër nga kjo që kemi parë e jetuar në marrëdhëniet
shqiptaro-amerikane. Nëse fiton Biden do të kemi thjesht hyrjen në Shtëpinë e Bardhë të një njeriu që në karrierën e vet ka deklaruar
fjalët “…do të vazhdoj me çdo ind të trupit tim, për ta mbajtur Amerikën të përfshirë me trupa, që të jenë të gatshme të qëllojnë dhe
të vrasin, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë në Ballkan…”. Nga një njeri i tillë nuk mund të ketë frikë
asnjë politikan shqiptar, sado i sklerotizuar dhe i shfytyruar nga interesi i tij hileqar politik. As Edi Rama, as Lulzim Basha!

enderra skender minxhozi tiranase trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Trump kërcënon me tarifa 25% për ata që tregtojnë me Iranin, pavarësisht bisedimeve diplomatike me Teheranin

08:13 / February 7, 2026

Trump dëshiron të emërojë aeroportin e Uashingtonit dhe stacionin e trenit të New York-ut me emrin e tij

21:49 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.