Sot në fushën e lojës kanë zbritur thuajse të gjitha përfaqësueset europiane për të luajtur miqësore para se të nisin ndeshjet e Ligës së Kombeve për të përcaktuar renditjet përfundimtare të Ligave përkatëse. Ka qenë një natë e mbushur me rekorde për emra të njohur në kontinent, duke filluaa nga Kristiano Ronaldo.
Ai u aktivizua vetëm në pjesën e dytë të suksesit 7-0 të përfaqësues së tij ndaj Andorrës, por arriti të tundte një herë rrjetën në këtë goeladë. Kështu, ai përmirësoi rekordin europin, duke qenë me 102 gola me përfaqësuesen lojtari më rezultativ në kontinent. Ronaldos tashmë i duhen vetëm 7 gola për të arritur iranian Ali Daei, i cili ka shënuar 109 gola me kombëtaren e vndit të tij dhe mban rekordin sa u përket rezultateve të njohura nga FIFA.
Ndërkohë, në barazimin 1-1 mes Spanjës dhe Holandës, Serxhio Ramos ka barzuar Xhanluixhi Bufon në kuotën e 176 ndeshjeve me fanellën e përfaqësueseve, në vendien e parë për lojtarët që janë aktivizuar më shumë me kombëtaret europiane. Një rekord që mbrojtësi do ta thyejë që këtë javë në dy takimet e radhës të “La Roja”.
E njëjta ndeshje ka regjistruar edhe një rekord për Frenk De Bur, por në aspektin negativ. Ai u bë trajneri i parë në historinë e përfaqësueses që nuk arrin të fitojë asnjë nga katër takimet e para të luajtura në drejtimin e saj.