Partizani luan sot ndaj Romës një miqësore luksi në “Air Albania”.
Ndërsa sfida mes dy klubeve ka nisur, kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga stadiumi krah reperit shqiptar, Noziy. Siç duket edhe nga fotoja, ata shihen të buzëqeshur e të entuziazmuar teksa bëjnë me duar simbolin e shqiponjës.
Pas fitores në Conference League, trajneri Mourinho dhe Roma rikthehen në Tiranë për të zhvilluar këtë herë një miqësore me Partizanin.
Ndërkaq, prezenca e reperit nuk është e rastësishme, pasi, përveç sportit, në këtë duel do të performojë edhe Noizy, të cilin kreu i qeverisë e etiketon si “çuni i Tironës”.