Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur miratimin e paketës anti-KÇK nga qeveria shqiptare që ka objektiv luftën kundër krimit dhe terrorizimit.
Ambasada e SHBA-së në Shqipëri shprehet se e mirëpret përpjekjen e qeverisë për të intensifikuar parandalimin e krimit që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Por ashtu, si BE edhe SHBA e vendosin theksin që mekanizmat duhet të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë.
“Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh” thotë SHBA.