Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Miratohen shpronësimet e Unazës, pritet prishja e 620 ndërtimeve

15:15 / October 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
unaza e madhe 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria i ka hapur rrugë procesit të shpronësimeve për tre nga 7 lotet e unazës verilindore të Tiranës.

Nëpërmjet vendimit të miratuar, shuma totale e këtij procesi arrin në 3.1 mliardë lekë.

Bëhët fjalë për shpronësimet e lotit 4, 5 dhe 6, që prek zonën nga ish-Sheshi “Shqiponja”, tek Bulevardi i Ri, për të vijuar më tej deri tek Kodra e Priftit. Sipas të dhënave në këto lote janë evidentuar 620 pasuri që do të shpronësohen, për interes publik.

Me publikimin e këtij vendimi në fletoren zyrtare, të gjitha familjet që preken në këto segmente do të duhet të aplikojnë pranë autoritetit rrugorë me qëllim përfitimin e shumës së përllogaritur.

ARRSH apelon që qytetarët përfitues të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm me qëllim për të shmangur vonesat e mundshme.

Paralelisht me daljen e këtij vendimi, Agjencia e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësura, dersa kjo pasuri të kalojë në pronësi të Autoritetit Rrugor.

Procesi i shpronësimeve është një nga hallkat më delikatë ne procesin e investimeve publike, pasi ai gjtihmonë shoqërohet me kundërshtitë e banorëve dhe vlerën që ata përfitojnë.

Mes shtëpive që do të prishen ka edhe objekte te palegalizuara: familjet që nuk disponojnë letrat, do të trajtohen me qira tre vjet dhe më pas do të përfitojnë një apartament, sipas vendimit të marrë dy ditë më parë në këshillin bashkiak të Tiranës.

Me zgjidhjen e këtij ngërçi i hapet rrugë vijimit të punimeve për ndërtimin e segmetit më të rëndësishëm në kryeqytetit që është Unaza e madhe e Tiranës.

shpronesime unaza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.