Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Miratohet marrëveshja për pjesëmarrjen e Shqipërisë në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19

22:13 / October 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksina 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi në mbledhjen e sotme projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19”.

Të pranishëm në komision për prezantimin e projektligjit ishte zëvendësministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albert Nikolla dhe sekretarja e Përgjithshme e ministrisë, Geraldina Prodani.

Zëvendësministri Nikolla u shpreh se, kjo nismë shkon në të njëjtën linjë me përpjekjet dhe menaxhimin e situatës së pandemisë nga qeveria shqiptare.

Ai shtoi se në kontekst të gjerë shkon paralel me hapat e Komisionit Europian për sigurinë dhe hapat e vendeve të tjera të Evropës, duke ruajtur hapat dhe ecurinë sipas kritereve shkencore dhe jo ato ideologjike.

Prodani u shpreh se iniciativa është e OBSH-së dhe e vendeve të BE-së, për t’iu përgjigjur bashkërisht situatës.

“Covax nënkupton mbledhjen e të gjithë shkencëtarëve, vendeve, kompanive dhe bizneseve për të siguruar vaksinën anti-Covid, përballë kërkesës globale në 2 miliardë doza”,- sqaroi sekretarja e Përgjithshme e ministrisë.

Gjithashtu ajo shtoi se falë pjesëmarrjes, procedurat e tenderimit do të bëhen nga vetë instrumenti “Covax”, e se në fund të dhjetorit pritshmëritë janë që do te ketë një vaksinë, e që me anë të këtij instrumenti ne do ta sigurojmë në kohë atë. Dakordësinë për projektligjit e dha edhe relatorja e komisionit, Elona Gjebrea.

Në përfundim të pyetjeve dhe diskutimeve, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, në mbledhjen e zhvilluar online përmes platformës “Cisco Webex” për shkak të masave anti-Covid, komisioni e miratoi projektligjin.

marreveshja Miratohet vaksinat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.