Hyn në fuqi udhëzimi i përbashkët i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ministrisë së Financave që përcakton tarifat për aplikimet, shërbimet arkeologjike dhe pajisjen me dokumentacion nga Arkivi Teknik.
Udhëzimi “Për miratimin e tarifave dhe të mënyrës së përdorimit të tyre për shërbimet që kryhen nga instituti kombëtar i trashëgimisë kulturore” është botuar në Fletoren Zyrtare.
Sipas udhëzimit, tarifat e reja synojnë të rregullojnë procedurat dhe të formalizojnë pagesat për shërbimet që IKTK ofron për publikun, kompanitë dhe institucionet. Tarifat përfshijnë aplikime për leje ndërhyrjeje në pasuri kulturore, gërmime arkeologjike, sondazhe, mbikëqyrje restaurimesh dhe dokumentacion teknik.
Aplikimi për leje ndërhyrjeje në pasuri kulturore materiale do të kushtojë 10,000 lekë, pavarësisht nga lloji i objektit apo zona e mbrojtur ku ndodhet.
Tarifa për zhvillime transformuese në territor do të jetë 100 lekë për m2, në përputhje me VKM nr. 428, datë 26.6.2024.
Mbikëqyrja arkeologjike në terren do të kushtojë 20,000 lekë/ditë. Pagesa kryhet pas konfirmimit të vendimmarrjes së KKTKM-së, brenda 10 ditëve nga lëshimi i faturës nga IKTK. Ndërsa për gërmime dhe sondazhe arkeologjike tarifa arrin në 70,000 lekë për m3.
Për vëzhgimin intensiv arkeologjik, tarifat ndryshojnë në varësi të sipërfaqes së projektit, duke filluar nga 50,000 lekë për projekte më të vogla dhe deri në 500,000 lekë për ato me sipërfaqe mbi 25,000 m2.
Gjithashtu, janë përcaktuar tarifa për shërbime nga Arkivi Teknik i IKTK-së, ku përgjigjet dhe dokumentacionet teknike do të kenë një tarifë që varion nga 1,500 deri në 2,700 lekë, në varësi të formatit dhe mënyrës së dorëzimit (fizike apo digjitale).
Të ardhurat nga këto tarifa do të derdhen pjesërisht në buxhetin e shtetit dhe pjesërisht në buxhetin e IKTK-së, në varësi të llojit të shërbimit. Ndërkohë, organet publike dhe shtetërore, që veprojnë si investitorë ose zhvillues, përjashtohen nga këto tarifa.
Pagesat do të kryhen përmes sistemit elektronik e-Leje, dhe modeli i faturës do të miratohet nga drejtori i përgjithshëm i IKTK-së. Për zbatimin e këtij udhëzimi, janë ngarkuar Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
Tarifat për aplikim në Sportelin Unik të Sekretarinë Teknike të IKTK-së, për shqyrtim dhe vendimmarrje në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM) për lejet për ndërhyrje në pasuritë kulturore materiale janë si vijon:
-Aplikimi për leje për ndërhyrje në pasuri kulturore materiale Vlera në lekë Monument Kulture i Kategorisë së Parë -10,000 lekë
-Monument Kulture i Kategorisë së Dytë -10,000 lekë
-Brenda Kufirit Qendër Historike -10,000 lekë
-Brenda Kufirit Ansambël Historik Urban -10,000 lekë
Brenda Kufirit Zonë e Mbrojtur e Qendrës Historike – 10,000 lekë
-Brenda Kufirit të Zonës Mbrojtëse të Monumentit – 10,000 lekë
-Ndërhyrje në Vepra Arti -10,000 lekë
-Shtyrje afati të punimeve dhe/ose ndryshim të pjesshëm të projektit -10,000 lekë
-Brenda Kufirit Park Arkeologjik- 10,000 lekë
-Brenda Kufirit Zonë me Potencial Arkeologjik -10,000 lekë
-Brenda Kufirit Zonë Arkeologjike “A” -10,000 lekë
– Brenda Kufirit Zonë Arkeologjike “B” -10,000 lekë
-Tarifa për mbikëqyrje arkeologjike në terren në masën 20,000 lekë/ditë. Pagesa kryhet pas konfirmimit të vendimmarrjes së KKTKM-së, brenda 10 ditëve nga lëshimi i faturës nga IKTKja.
Tarifa për vëzhgim intensiv arkeologjik do të llogaritet në bazë të sipërfaqes së një projekti të aplikuar, si më poshtë vijon:
Për projekt me sipërfaqe 0–1,000 m2 vëzhgim njësia 1,000/m2- 50,000 lekë
Për projekt me sipërfaqe 1,001–5,000 m2 vëzhgim njësia 5,000/m2 -150,000 lekë
Për projekt me sipërfaqe 05,001–25,000 m2 vëzhgim njësia 25,000/m2- 300,000 lekë
Për projekt me sipërfaqe më të madhe se 25,000 m2 vëzhgim njësia 25,001/m2 – 500,000 lekë
-Tarifa për gërmim arkeologjik në terren në masën 70,000 lekë/m3 gërmimi. Vëllimi i gërmimit përcaktohet nga IKTK-ja, në bazë të projektit ndërtimor dhe nga sondazhet arkeologjike të kryera më parë në territorin objekt i projektit. Pagesa kryhet pas konfirmimit të vendimmarrjes së KKTKM-së, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga lëshimi i faturës nga IKTK-ja.
-Tarifa për sondazh arkeologjik në masën 70,000 lekë/m3 sondazhi. Vëllimi i gërmimit përcaktohet rast pas rasti nga IKTK-ja, në bazë të raportit të vëzhgimit arkeologjik. Pagesa kryhet pas konfirmimit të vendimmarrjes së KKTKM-së, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga lëshimi i faturës nga IKTK-ja. Mënyra e aplikimit do të jetë në varësi të fazave që do të nevojiten.
Në rast se për një objekt do të nevojitet vetëm vëzhgim intensiv arkeologjik, do të aplikohet tarifa vetëm për këtë shërbim. Në rast se do të nevojiten të tria fazat, tarifa që do të aplikohet do të jetë shumë e të tria tarifave (vëzhgim, gërmim dhe sondazh).
Tarifa për përgjigje nga Arkivi Teknik për kërkesat nga personat privatë, në masën si më poshtë:
-Një përgjigje shkresore nga Arkivi Teknik 2,000 lekë
-Një përgjigje në forme digjitale nga Arkivi Teknik 1,500 lekë
Tarifë për pajisje me kopje një projekti, relacioni, dokumentacion tjetër teknik nga Arkivi Teknik i IKTK-së në format A4, në masën si më poshtë:
-Pajisje me një projekt/relacion teknik në A4 në fromë shkresore 2,500 lekë
– Pajisje me një projekt/relacion teknik në A4 në formë digjitale 2,000 lekë
Tarifë për pajisje me kopje një projekti, relacioni, dokumentacion tjetër teknik nga Arkivi Teknik i IKTK-së në format A3, në masën si më poshtë: Pajisje me një projekt/relacion teknik në A3 në fromë shkresore 2,700
Pajisje me një projekt/relacion teknik në A3 në formë digjitale 2,000
-Tarifë për mbikëqyrje dhe kolaudim të punimeve në restaurim do të llogaritet sipas përcaktimeve të VKM-së nr. 354, datë 11.5.2016, “Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikimin e territorit, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim”./ Monitor
