Zjarri i cili është aktiv në Mirditë po rrezikon jetën e banorëve. Në fshatin Xhuxhë dhe Domgjon të Fanit, zjarri është shumë aktiv dhe flakët kanë nisur që në mbrëmjen e djeshme.
Në fshatin Katund i Vjetër, situata është më e qetë por ende nuk ka shuarje totale të vatrave të zjarrit në Molung dhe Kryezez. Po ashtu vatra aktive ka edhe në Thirrë, në afërsi të tunelit të Kalimashit.
Me gjithë përpjekjet nga toka dhe ajri endë vijojnë të digjen pyje me shkurre dhe pisha në zona të ndryshme të Mirditës.