Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mirditë/ Vlerat e rralla kurative të Kroit të Bardhë

17:08 / July 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kroi i Bardhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kroi i Bardhë është i vendosur në anën tjetër të Livadhit të Priftit, në shpatin e malit 1350 metra mbi nivelin e detit. Pikërisht ky mal gjigant e ndan me Liqenet e Lurës nga ku e ka zanafillën burimi.

Që herët gjeologët janë marrë me hulumtimin e tij. Thuhet se të parët kanë qenë mjekë austriakë në vitet 20-të që e kanë vizituar këtë vend, pas një mrekullie që kishte bërë me shërimin e një pacienti të tyre nga sëmundja e tuberkulozit që në atë kohë klasifikohej si sëmundje e pa shërueshme. Më vonë, në vitin 1953 dyshja ruso-shqiptare Viktor Kozillov dhe Xoxi Çobo, inxhinierë të talentuar të kohës, kanë bërë studime të mirëfillta. Ata kanë provuar me analiza që tashmë janë të dokumentuara se baza e burimit të ujit të bardhë, është nga liqenet e Lurës, në anën tjetër të malit të Kunorës. Uji prej andej kalon përmes bazës së malit, duke përshkuar shkëmbinj nëntokësorë me përbërje ultra bazike dhe marrë prej aty elementë kimikë me veprim të menjëhershëm në të gjitha rrugët nga ku uji kalon në trupin e njeriut, gjatë konsumimit të tij.

Ujët e Kroit të Bardhë ka vlera të rralla kurative, pasi ndikon në shërimin e disa sëmundjeve, si atyre të rrugëve urinare, laringut, stomakut, veshkave, tiroideve etj.

Uji ka një prurje prej 18 litrash në minutë, me një temperaturë mesatare në dalje prej 3-4 gradë, ndërsa emërtimin Kroi i Bardhë e ka marrë për shkak së shkëmbi nga kalon uji pasi del nga burimi ka marrë ngjyrën e bardhë, dhe nuk vishet me myshk siç ndodh rëndom në kësi rastesh.

Vetë natyra e ka zgjidhur ndonjë konflikt të mundshëm për marrrjen e ujit prej aty për qëllime tregtimi, pasi efektet kurative të tij zgjasin vetëm 7 minuta. Pas kësaj elementët kimikë përbërës shuhen nga kontakti me ajrin dhe përbërësit e tij.

kroi i bardhe kurative mirdite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.